Aksidenti te ‘Fresku’/ Del video e momenteve të para në vendngjarje

May 31, 2016 | 19:44
SHPËRNDAJE

Një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një fëmije ndodhi dje në zonë e Freskut në Tiranë.


Aksidenti te ‘Fresku’/ Del video e momenteve të… by gazeta-panorama

Ngajrja te “Rruga e Thesarit”, ku vajza e moshës 3 vjeç u përplas bashkë me një shtetase tjetër ka tronditur jo pak opinionin publik.

Sot “Panorama.al” publikon një video të momenteve të para nga vendngjarja, ku ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka transportuar në spital trupin e pajetë të vogëlushes.

Britma dhe të qara të babait të rrënqethin teksa dëgjon videon. Ndërsa shihet një numër i madh njerëzish të mbledhur pranë trupit të vajzës.

Ato u aksidentuan nga një autoveturë me targë AA 416 LY, me drejtues F. O., i cili është shoqëruar nga Policia.

Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arritur të provojë se i riu që shkaktoi aksidentin e djeshëm në zonën e njohur si “Fresku”, duke lënë të vdekur një vajzë vetëm 3 vjeçe, teksa ishte me prindërit duke ecur në trotuar ka qenë nën efektin e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura