Aksidenti në Kavajë/ Policia e njoftoi që në 2014-n ARRSH-në për gjendjen e rrugës

May 24, 2016 | 13:49
SHPËRNDAJE

Policia e Kavajës me anë të një shkrese dërguar në 2014 Autoritetit Rrugor vë në dukje problematikat e mëdha të aksit rrugor Plepa-Golem. Edhe pse ky dokument ka dy vite që fle në zyrtarët e ASHR asnjë masë e kërkuar nga policia nuk është marrë, shkruan “Opinion.al”.

aksidenti-Kavaje1Dokumenti i siguruar nga Opinion.al tregon qartë se si jeta e qytetarëve është vënë në rrezik për shkak të punimeve pa standarde në këtë aks të rëndësishëm. Për pasojë vetëm në dy javët e fundit 4 vetë humbën jetën dy fëmijë të mitur, motër e vëlla dhe dy të rinj.

Ja çfarë i shkruan Policia e Kavajës ASHR-së në 2014 për rrugën Plepa –Golem

  Aksi kryesor rrugor nga Stacioni i Trenit Golem deri tek Bishti i Zhurrit nuk ka sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Nuk ka trafikndarëse. Pranë Urës së Dracit në Kavajë ka sipërfaqe me gropa të thella dhe natën nuk kanë munguar ngjarjet aksidentale. Në këmbët e urave nuk ka shenja fostoreshente. Rruga ka kryqëzime të shumta dhe nuk janë projektuar hyrje-daljet…

dokumenti 2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura