Aksidenti në autostradën Elbasan-Tiranë/ Shikoni si është përmbysur makina me të cilën udhëtonin dy vajza (VIDEO)

Jul 27, 2021 | 13:20
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga Panorama.al një makinë është përmbysur në rrugë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vajza, njëra prej të cilave ishte drejtuese e makinës.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura