Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë pasagjerja 73-vjeçare (Pamje nga vendngjarja)

May 22, 2022 | 20:54
SHPËRNDAJE

Panorama.al mëson detaje të reja nga aksidenti i rëndë i shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur “Dajç”.

20-vjeçarja Fiona Behri duke drejtuar automjetin tip “Renault” ka humbur kontrollin e më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë 73-vjeçarja Ikbale Kraja e cila ishte pasagjere në makinë. Janë lënduar edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasi A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeç dhe O.B. 19 vjeçe.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura