Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën pasagjerja. Policia jep sqarime për ngjarjen

Nov 26, 2020 | 22:36
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.

aksident-naten-policia-770x433

Aksidenti ndodhi kur dy automjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, një 70 vjeçare, pasagjere në mjetin tip Benz, ka humbur jetën.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur  “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke  gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin  tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura