Aksidenti i rëndë në Korçë, ndërron jetë shoferi i Postës Shqiptare që u përplas nga ‘Benzi’

Jun 9, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Trumës 39-vjeçari nga Korça, shofer i Postës Shqiptare që u plagos në mesditë nga një makinë tip “Benz” me drejtues, 29-vjeçarin me iniciale N. S..

aksident 1

Policia njofton se 39-vjeçari teksa ishte duke udhëtuar me fugonin e Postës është përplasur nga 29-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N.S., 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më herët policia njoftoi se:

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura