Aksidenti i rëndë/ “Ford Focus” përplas për vdekje 36 vjeçarin me biçikletë

Dec 6, 2019 | 23:01
SHPËRNDAJE

Një 36 vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Durrësit pasi është përplasur nga një automjet.

aksident-naten

Policia thotë se viktima me iniciale E.H. udhëtonte me një biçikletë kur është përplasur nga një automjet tip “Ford Focus” rreth orës 16:47 minuta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura