Aksident në Librazhd/ Fëmija 4 vjeç përplaset nga makina

Aug 24, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor me plagosjen e një fëmije 4 vjeç ka ndodhur në Librazhd pasditen e sotme.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Aksidenti ka ndodhur te fusha e sportit të qytetit, kur një mjet tip Opel, me drejtues 23-vjeçarin me iniciale D.B. ka përplasur 4-vjeçarin D.O., njoftoi Policia.

I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa 23-vjeçari është shoqëruar në komisariat, shtuan të njëjtat burime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura