Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë/ “Opel-i” përplaset me furgonin, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Apr 23, 2024 | 15:17
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet ti Opel.

Aksidenti ka regjistruar vetëm dëme materiale ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta  të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura