EMRI/ Aksidenti me 1 viktimë në Kryebushat, myftiu i Malësisë së Madhe ishte me gruan, shoqërohet në Polici

May 24, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende ka ndodhur kete pasdite ne Kryebushat te Shkodres, ku si pasoje nje person ka nderruar jete. Drejtuesi i mjetit Benz me targa AA 802 JA , Ludovik Malota 62 vjeç, vdiq ne spitalin e Shkodres.

Ne aksident tre automjete u perplasen me njera tjetren. Burimet thane se ne aksident eshte perfshire dhe myftiu i Malesise se Madhe Edmir Smajlja me bashkeshorten. Fatmiresisht pa lendime te renda, por vetem tronditje. Myftiu eshte shoqeruar ne polici per te sqaruar shkaqet e aksidentit.

aksident

Shkodër

Informacion Paraprak

Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura