Përplasen makinat në superstradë, 4 të plagosur. Si pasojë e aksidentit u bllokua edhe…(SHIKONI PAMJET)

Oct 31, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Katër persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (31 tetor) në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Raboshtes.

Paraprakisht raportohet se dy makina janë përplasur dhe për pasojë njëra ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona.

Përplasja ka qenë shumë e fortë duke sjellë edhe dëmtime të mjeteve të tjera. Nga aksidenti është bllokuar edhe qarkullimi në superstradë.

Ende nuk dihen shkaqet e plotë të aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura