Përgjaket dhe e shtuna! Pamjet e frikshme nga aksidenti sot. Viktimat po prisnin në stacion…

Feb 24, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Një aksident i rende raportohet se ka ndodhur kete te shtune te Mali i Robit, ku dy persona kane humbur jeten dhe nje femije i mitur eshte plagosur rende.

Sipas policise, një makinë e cila drejtohej nga nje femer 30 vjecare, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur kalimtarët.

23423 aksidenti mali i robit2 aksidenti mali i robit1

Shkak thuhet se eshte bere shpejtesia e madhe me te cilen levizte makina dhe lageshtira ne rruge.

Një fëmijë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durresit. Viktimat jane Xhemal Fisku 69 vjeç e Edlira Fisku, 34 vjeçe

Kavajë

d66f1459-6c29-4be2-9d22-d6f297bdc35e 4db0d6f2-a335-4c88-8f39-1fec70a7cae8

Informacion paraprak.

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura