Aksident i rëndë në Korçë, plagoset policja e Rrugores dhe drejtuesi i mjetit

Jul 19, 2018 | 14:10
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Devoll.

Sipas njoftimit të informacioneve blu mësohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe një efektive policie.

Njoftimi i plotë

Më datë 18.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMW” me targa të huaja HBA3137.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura