Aksident i rëndë në Itali/ Përplasen dy makina, humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë (Pamje)

Apr 2, 2022 | 16:42
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Itali ku kanë humbur jetën dy vëllezër.

Sipas mediave italiane, vëllezërit ishin të moshës 37 dhe 44 vjeç me origjinë nga Shqipëria. Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në zonën e Chessa-s, në komunën e Scansano-s.

Makina e dy të ndjerëve është përplasur me një automjet tjetër. Shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë llamarinat e makinës për të nxjerrë trupat e dy shqiptarëve nga struktura e mjetit.

Dy vëllezërit raportohet se lanë pas 5 fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura