Akademia e Transparencës dhe Llogaridhënies, Vasili: Ja pse do e ngrejë SHBA, të gjithë e dinë se kjo Qeveri…

Feb 18, 2020 | 11:12
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se bere nga SHBA-ja se me nje fond prej 5 milione dollare do ngrene Akademine e Transparences dhe Llogaridhenies per fondet e donacioneve per termetin, nenkryetari i LSI-se, reagon me nje mesazh mirenjohjeje. petrit-vasili

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai thekson se “Te gjithe e dine brenda dhe jashte vendit dhe e kane bindje , qe kjo qeveri ne kurriz te shqiptareve vetem shperdoron, pervehteson dhe grabit fondet publike te te gjitha llojeve”.

Postimi i Vasilit 

Mirenjohje SHBA-se per trasparencen dhe kontrollin mbi qeverine per fondet e termetit!

SHBA do te krijojne Akademine e Transparences dhe Llogaridhenies per fondet e donacioneve.

Te gjithe e dine brenda dhe jashte vendit dhe e kane bindje , qe kjo qeveri ne kurriz te shqiptareve vetem shperdoron, pervehteson dhe grabit fondet publike te te gjitha llojeve.

Ndaj edhe SHBA do te ngrene Akademine e Trasparences dhe Llogaridhenies duke akorduar 5 milion dollare per kete, ne menyre qe keto fonde te kthehen ne nje ndihme konkrete per shqiptaret ne nevoje dhe jo zahire per qeverine.

Ja deklarata e Ambsades se SHBA ne Tirane:

” Z.Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura