Ajri i ndotur paralizon qytetin, autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore, shpërndahen miliona maska

Nov 1, 2019 | 20:26
SHPËRNDAJE

Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike.

Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”.

BB5B3FF9-8F64-45DB-BA4C-8A47A91AFD26_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën.

Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë, ndërsa qitja e fishekzjarreve u ndalua.

Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave.

Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”.

Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre.

Arsyet e tjera përfshijnë pluhurin nga ndërtimet dhe emetimet e fabrikave dhe makinave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura