“Ajo që po ndodh në Rinas është dështimi i radhës”- Basha: Në 25 prill do vendosim të anëtarësohemi në BE apo të vazhdojmë me Ramën për…

Apr 8, 2021 | 18:17
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se zgjedhjet e 25 prillit 2021 janë më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

basha

Sipas kryedemokratit protesta e kontrollorëve në Rinas është dështimi i radhës i Ramës “që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari”, ndërsa thekson se në 25 prill duhet të vendosim të “anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.”

Postimi i plotë:

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura