Aida Shtinos ia mbyllin sërish emisionin: “Jam në bisedime me një tjetër televizion”

Jan 14, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Pas suksesit për shumë vite me programin “Njerëz të humbur” dhe një pauze, Aida Shtino u rikthye me formatin spektakolar “Për ju” në “Ora News”, në dhjetorin e vitit që lamë pas.

Por vetëm pas një puntate drejtuesit e këtij televizioni kanë vendosur ta ndërpresin transmetimin e formatit, për shkak të cilësisë së dobët, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e tyre dhe audiencës televizive, sqaruan disa portale të njohura.

Puntata e parë e formatit të ri “Për ju”, i ideuar nga vetë Aida, u transmetua në ekranin e “Ora News” në datën 11 dhjetor, në prime time. I ftuari i saj i parë ishte balerini shqiptar që po bën karrierë në SHBA, Tony Dovolani. Por ditën kur do të transmetohej puntata e dytë, vetë Shtino njoftoi publikun se emisioni nuk do të transmetohej për arsye të panjohura.

aida

“Publiku im i nderuar, ju kërkoj ndjesë! Për arsye të pashpjegueshme, emisioni ”Për ju” nuk do të transmetohet sonte. Do t’ju njoftojmë se kur do të rifillojë transmetimi. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, shkruante moderatorja në njoftimin e saj.

E pyetur nga gazeta “Panorama” se çfarë ndodhi dhe ku do të shfaqet këtë vit të ri, ajo u përgjigj: “Emisioni ‘Për ju’ nuk është mbyllur, pasi jam në bisedime me një tjetër televizion dhe sapo të lidh kontratën, do t’ju njoftoj!”. Vetë Aida e përshkroi projektin “Për ju” si shumë të rëndësishëm. Para se të fillonte transmetimi në ekran, ajo u shpreh: “Do të jetë një emision vërtet i rëndë- sishëm dhe që nuk është realizuar më parë në Shqipëri. Protagonistë do të jenë shqiptarët dhe do të ketë në qendër të tij doza optimizmi dhe shumë sukses”, deklaronte ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura