“Ai më shiti. Doja të kisha vdekur”, 20-vjeçarja shqiptare rrëfen historinë e tmerrshme

Mar 19, 2018 | 21:18
SHPËRNDAJE

“Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur”, thotë Sara, një vajzë shqiptare rreth të njëzetave. “Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar”.

Kështu nis artikulli i publikuar në “The Independent”, teksa një vajzë shqiptare, rreth 20 vjeç, ka rrëfyer me detaje historinë e saj të trishtë të trafikimit dhe të shfrytëzimit seksual. Ajo ka treguar se është rrëmbyer nga Shqipëria dhe është dërguar në Britani, ndërsa një vit pasi mundi të largohej nga ata që e kishin rrëmbyer, ajo tregon se kërkoi azil në Britaninë e Madhe, por kërkesa i është refuzuar.

“Me një grim minimal dhe duke folur një anglishte pothuajse perfekte, Sara (emër i sajuar për të mbrojtur identitetin e saj të vërtetë), duket e qetë. Por, ndërsa ajo rrëfen të kaluarën, është e qartë që jeta e saj s’ka qenë aspak e stabilizuar.

Ajo nuk kishte në plan të shkonte në Britani. Aspironte të bëhej avokate në vendin e saj. Për shkak të një vargu incidentesh në të cilat iu nënshtrua manipulimit dhe shfrytëzimit nga disa burra, ajo nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj….

Te plote e gjeni ne linkun e meposhtem: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/20-vjecarja-qe-u-trafikua-ne-britani-rrefen-historine-e-trishte-kam-frike-te-kthehem-ne-shqiperi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura