“Ai gënjen për orën”- Basha i përgjigjet Metës: Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa kreu i PL

Apr 22, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është shprehur se të gjitha akuzat e kreut të Partisë Lirisë, Ilir Meta ndaj tij, janë një trillim.

baaaaa

Kujtojmë që Meta tha se Basha i është ulur në gjunjë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershori, e po ashtu kreu i PD kishte gënjyer kur kishte thënë se ka mbështetjen e gjermanëve për djegien e mandateve.

Basha i ftuar në Top News, tha se askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë se Ilir Meta.

Basha:Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillim. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma.

Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama. Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme.

Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon. Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M.

E kam fjalën në anën institucionale të çështjes. Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta.

Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura