Maxwell Azzarello, i cili i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut ku po gjykohet ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka vdekur.
Maxwell Azzarello u “deklarua i vdekur nga stafi i spitalit”, tha policia për NBC News.
Azzarello, rreth 30-vjeç, nga Shën Augustini në Florida, hodhi në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit përpara se t’i vendoste flakën vetes në një zonë proteste të caktuar për demonstruesit pro dhe anti-Trump të premten.
Ai nxori një kuti nga çanta e tij që përmbante lëndën djegëse, e hodhi në trup dhe më pas i vuri flakën vetes, tha policia.
Oficerët dhe civilët vrapuan në zonën e protestës dhe u përpoqën të shuanin flakët duke përdorur pallto dhe aparate zjarrfikësee.
Katër policë të NYPD-së pësuan lëndime të lehta nga ekspozimi ndaj zjarrit, thanë autoritetet.
Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny u tha gazetarëve se fletët e hedhura nga viktima ishin të bazuara në propagandë, pothuajse një lloj broshurash teorie konspirative.
Ngjarja ndodhi pasi u zgjodh juri prej 12 anëtarësh në gjyqin e Trump. Zyra e Trump lëshoi një deklaratë të premten pasdite duke ofruar ngushëllimet e saj për dëshmitarët që u traumatizuan nga tragjedia.
Karoline Leavitt, sekretarja e fushatës së Trump, tha: “Duke mos ditur motivet pas kësaj situate, është e vështirë të dalësh në një përfundim, përveçse të themi se jemi mirënjohës që askush tjetër përveç individit në fjalë nuk u lëndua”.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregon Azzarello të shtrirë në shpinë në trotuar jashtë gjykatës, ndërsa pjesa e poshtme e trupit të tij është në flakë.
Një burrë tjetër tenton të shuajë flakët, ndërsa oficerët e policisë janë parë duke vrapuar në vendngjarje teksa zjarri është shuar.
“Dëgjova dikë të bërtiste “Ai do t’i vendosë flakën vetes”, tha Ed Quinn, një fotoreporter i pavarur që ishte jashtë gjykatës në atë kohë, për NBC News. “E pashë duke hedhur benzinë në fytyrë, qëllimisht. Ai kishte një bluzë gri.”
Quinn tha se policisë iu deshën rreth një minutë për të mbërritur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al