Agjenti i SHISH riformatoi kompjuterin ditën e arrestimit të Memushajt

Feb 2, 2016 | 7:34
SHPËRNDAJE

Ekspertiza e Prokurorisë që në momentin e arrestimit të ish agjentit të SHISH Florian Bushit, është kryer mbi: kompiuterin e tij të zyrës, dy telefona celularë të punonjësit të SHISH dhe një USB.

Sipas burimeve, është vërtetuar se ditën e arrestimit të Ilir Memushajt në Fier, në datën 9 janar 2016 në mëngjes, Florian Bushi ka kryer riformatimin e kompjuterit të tij në përpjekje për të zhdukur materialet sekrete që i kishte printuar, fotografuar dhe më pas ia kishte dërguar të akuzuarit për vrasjen.

bushi-1

Nga ekspertimi ka dalë se ka qenë Florian Bushi që ka zbardhur në kompjuterin e tij procesverbalet e vëzhgimit e përgjimit të një grupi kriminal të skeduar për drogë në Fier-Vlorë.

Po kështu është konfirmuar se dërgimi i fotove të materialeve e dokumenteve sekrete është bërë me njërin nga dy telefonat që janë në emër të Florian Bushit.

Hetimi filloi pas arrestimit të Ilir Memushajt pasi gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën materiale me siglën “sekret” që kishin të bënin me përgjime të kryera nga SHISH gjatë muajt dhjetor 2015 mbi një grup kriminal të trafikut të drogës me veprim në zonën Fier – Lushnje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura