Afrim Alia jetë nate pa femra, preferon kushëririn, Stresin

Jun 29, 2013 | 15:40
SHPËRNDAJE

Afrim Alia, modeli nga Tropoja që jeton në Australinë e largët, sa herë që vjen në Tiranë e kemi parë në shoqërinë e femrave të bukura. Por këto ditë paparaci e ka fotografuar tek argëtohet në shoqërinë e kushëririt të tij, Stresit. Shumë pak e dinë që modeli i njohur dhe reperi Arkimed Lushaj janë kushërinj, dhe që së fundi dalin bashkë edhe si shokë. Afrimi, i njohur me emrin Alessio në fushën e modës, vjen pas një viti në Tiranë. Ai udhëton çdo verë në Shqipëri ku shijon dhe pushimet, ndërkohë që në Australi momentalisht është dimër. Ai vjen gjithmonë me një projekt artistik, dhe ndaj le të shohim se ku do të shfaqet këtë herë. Vitin e kaluar, ai udhëtoi për xhirimet e klipit të parë të motrës së Aurela Gaçes, ku ishte protagonist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura