Afrikë e Jugut, kanal televiziv 24 orë për gjykimin e Pistorius

Jan 31, 2014 | 13:36
SHPËRNDAJE

Një kanal i ri televiziv 24-orësh i dedikuar vetëm për atletin paraolimpik, Oskar Pistorius, do të nisë transmetimin në Afrikën e Jugut ditën përpara se ai të dalë në gjyq, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij modele, Reeva Steenkamp. Producentët e kanalit televiziv kanë premtuar se do të kenë mbulim të plotë të të gjitha procedurave ligjore, si dhe dokumentarë ekskluzivë, profile dhe analiza të ekspertëve. Oskar Pistorius, 27 vjeç, ka qëlluar të dashurën e tij Reeva Steenkamp ndërsa ajo ishte mbyllur me çelës në tualet, në shtëpinë e tij në Pretoria, ditën e Shën Valentinit të vitit të kaluar. Pistorius ka pranuar se e ka vrarë ai Reevan, 29 vjeçe, duke e qëlluar katër herë me një armë që ia mbante nën shtrat. Por ai tha se e kishte ngatërruar atë me ndonjë hajdut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura