Abuzoi me 191 fëmijë dhe u dënua me 22 dënime të përjetshme, por pedofilit i vjen fundit në një mënyrë shumë tragjike

Jan 24, 2020 | 18:12
SHPËRNDAJE

Një burrë 29-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një prej pedofilëve më të rrezikshëm të Britanisë.

prffo

Richard Huckle vdiq në Lindjen e Jorkshire më 13 tetor të vitit të kaluar, teska u qëllua me thikë fatalisht në qelinë e tij me një teh të mprehtë. Policia e Humberside, ku ndodhi krimi tha sot se Paul Fitzgerald është akuzuar për vrasjen e Huckle.

Në deklaratë, Policia tha: “Paul Fitzgerald, 29 vjeç, është akuzuar sot për vrasjen e Richard Huckle në burgun e Full Sutton, më 13 tetor 2019.

Paul Fitzgerald do të paraqitet përmes lidhjes video në Gjykatën e Magjistraturës Beverley të mërkurën më 5 shkurt“.

Viktima u raportua në fillim të kësaj jave, se u gjet i mbytur me një tel kitareje në qelizën e tij, ndërsa i ishte mbushur fyti me kondomë.

Huckle iu dhanë 22 dënime të përjetshme në Old Bailey në 2016 për një numër të paprecedentë të veprave penale ndaj fëmijëve të moshës midis gjashtë muajsh dhe 12 vjet.

Fotografi i pavarur, nga Ashford në Kent, kreu abuzime seksuale ndaj 191 fëmijëve dhe përhapi imazhe të tyre në rrjetet e “errëta” në internet.

Në postimet në internet, Huckle mburrej se ishte më e lehtë të kapje fëmijë të varfër në Malajzi sesa ata me prejardhje të pasur perëndimore.

Ai u arrestua kur u ndalua në aeroportin Gatwick gjatë një udhëtimi për të kaluar Krishtlindjet me familjen e tij në vitin 2014, pasi autoritetet australiane kërkuan arrestimin në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kohën e arrestimit, ai po shkruante një udhëzues për të mësuar pedofilët e tjerë se si të abuzojnë me fëmijët dhe të shmangin zbulimin, shkruan “Mail”.

Oficerët kapën laptopin e tij të enkriptuar dhe arritën të zbulojnë më shumë se 20,000 fotografi dhe video pornografike edhe pse kishte skedarë të tjerë në kompjuter që nuk mund të hapeshin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura