Abuzimi me fëmijët jetimë në Shkodër, shoqëria civile bën marshim

May 21, 2016 | 20:17
SHPËRNDAJE

Shoqëria Civile dhe ish-rezidentë të shtëpisë së fëmijës kanë marshuar për të përcjellë mesazhin “Stop Dhunës”. Pjesëmarrësit në këtë marshim ishin jo vetëm të rritur, por edhe fëmijë që mbanin pankarta në duar me thirrjet: “Stop shfrytëzimit të fëmijëve”, “Stop dhunës ndaj fëmijëve”, “Fëmijët kanë të drejta”, etj.13241545_555809277940799_1957805155_o

Ata nisën marshimin nga Bashkia Shkodër deri tek institucioni ku dyshohet se fëmijët janë dhunuar apo edhe abuzuar seksualisht. Pas marshimit personat që morën pjesë u shprehën se përveç dhimbjes për ngjarjet tronditëse me fëmijët kërkojnë një reagim të fortë dhe shkarkim nga puna të punonjësve, drejtorit dhe mbylljen e institucionit.13275063_555809174607476_1182308036_o
13282630_555809221274138_626694330_o 13234820_555809381274122_91349837_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura