Abuzimet seksuale nga ‘njerëzit e Zotit’/ Papa Françesku: Kisha katolike ka injoruar problemin e pedofilisë

Aug 20, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Papa Françesku kërkoi sot falje për krimet e lidhura me abuzimet me fëmijët dhe mbulimin e bërë nga kisha katolike duke pranuar se dhimbja e viktimave ishte injoruar për një kohë të gjatë apo ishte mbajtur në heshtje.aa-140-696x348

 

Kjo deklaratë më fjalë të ashpra erdhi në kuadër të pelegrinazhit që do të zhvillojë papa Françesku më 25-26 gusht në Irlandë, një prej vendeve të tronditura nga skandalet me abuzime seksuale nga ana e klerit dhe e ndjekur nga një ekspozim i pedofilisë së priftërinjve në SHBA.

“Pikëllimi i thellë i këtyre viktimave, që bërtet në drejtim të parajsës, është injoruar për një kohë të gjatë, është lënë mënjanë ose është mbajtur në heshtje”, deklaroi kreu i Vaikanit në një “Letër për Njerëzit e Zotit”, një adresim i rrallë që i drejtohet 1,3 miliardë besimtarëve katolikë në gjithë botën.

Më 17 gusht, një gjykatë e Pensilvanisë, bazuar në arkivat e fshehta të kishës amerikane, cilësoi 301 priftërinj të këtij shteti si të akuzuar në mënyrë të besueshme për abuzime seksuale me fëmijët dhe akuzoi liderët për mbulim të vazhduar të krimeve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura