Abuzimi me tokat në bregdet, kreu i komunës Shëngjin dhe 4 zyrtarë nën akuzë

Mar 6, 2014 | 17:29
SHPËRNDAJE

Pamje te tokava te tjetersuara

LEZHE-  Pesë zyrtarë të Komunës Shëngjin të Lezhës, përfshirë edhe kryetarin e Komuës, si edhe tre topografë janë marrë nën akuzë nga Prokuroria e këtij qyteti, të akuzuar për fallsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre. Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit, S. Kaçaj me detyrë kryetar i komunës Shengjin. Ndërkaq për shtetasit, L. Palokaj dhe D. Marku  është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Për shtetasin A. Mali,  po ashtu me detyre topografe është caktuar masa e sogurisë detyrim paraqitje. Ndërsa janë pezulluar nga detyra  Gj. Mandreca me detyre arkiviste prane Keshillit te Qarkut Lezhe me detyre  dhe L.Mirukaj me detyre specialiste prane Drejtorise se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, Qarku Lezhe, me detyre topografe.

Këta shtetas akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat, duke shndërruar tokën kënetore ne zonen turistike te Kunes, ne Shengjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve. Në bazë të hetimve rezulton se në dokumenta është shënuar se keto prona u jane kthyer vite me pare, por realisht dokumentat jane bere tani, pasi ne ate zone nuk ka pasur asnjehere toke bujqesore.

Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, nje pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura