A po planifikon Greqia të mbyllë konsullatën e saj në Korçë?

May 26, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE

Në Greqi po qarkullojnë shumë zëra se qeveria ka planifikuar që të mbyllë Konsullatën Greke në Korçë. Këto zëra janë përhapur aq shumë saqë kanë shqetësuar edhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Konsullata e Greqisë në Korçë

Deputeti Nikos Nikolopulos, njëherësh edhe kreu i grupit parlamentar të Grekëve të Pavarur, i ka kërkuar sqarime ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxhias lidhur me këtë çështje.

Ky i fundit është përgjigjur duke përjashtuar në mënyrë kategorike mbylljen e konsullatës në Korçë, raportojnë mediat në Greqi. Sipas tij, konsullata do të vazhdojë të qëndrojë e hapur dhe në shërbim të minoritetit grek në Shqipëri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura