A la testament presidenti Ibrahim Rugova?

Mar 30, 2015 | 17:13
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka riaktualizuar këto ditë një çështje të përmendur shpesh vite me pare, saktësisht në vitin 2006 kur ndërroi jetë Presidenti Ibrahim Rugova.

Rugova dhe Sejdiu

Z. Sejdiu, në emisionin Komiteti të Gazetës Express, tha se Presidenti Rugova e kishte lënë atë për trashëgimtar.

“Ka edhe dokumente për këtë… Njerëzit janë gjallë dhe mund ta thonë”, tha Sejdiu.

Presidenti Sejdiu “testamentin” e përmendi në kontekst të asaj se Rugova kishte vlerësuar se ai duhet ta zëvendësonte në Ekipin e Unitetit – trup kjo që udhëhiqte bisedimet Kosovë-Serbi.

Edhe përkundër kësaj deklarate, këto ditë nuk ka pas një reagim nga LDK dhe udhëheqësit e saj, raporton “Indeksonline”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura