“A ka ministra që përdorin telefonat SkyEcc?”- Interpelanca me Ballën/ Salianji: Kriminelë të shpallur në kërkim gjejnë njëri-tjetrin, kapin policë e drejtues të saj

May 2, 2024 | 11:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Ervin Salianji në një interpelancë me ministrin Taulant Balla, është shprehur se situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë, duke theksuar se vrasjet, plagosjet, trafiku i drogës dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për qytetarët. 

Salianji ne Kuvend1 (1)

“Kriminelë të shpallur në kërkim gjejnë njëri-tjetrin, kapin policë e drejtues të saj”, tha ai.

Ndërsa i drejtoi pyetje Ballës: “A ka ministra që përdorin telefonat SkyEcc?”.

“Prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë, vrasjet, plagosjet, trafiku i drogës dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS, pavbarësisht ndryshimit të ministrave, e njëta situatë vazhdon. Ngjarjet e fundit kriminale e kanë tronditur së fundmi shoqëronë shqiptarë dhe kanë nxjerrë në pa ha paaftësinë e qeverisë për të reaguar e për të goditur elementë të krimit të orgamizuar.

Kriminelë të shpallur në kërkim gjejnë njëri-tjetrin, përveç vetes kapin policë e drejtues të saj ndërkohë që policia duhet ti dërgojnë para drejtësisë të superkërkuarit për krime të rënda kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave në qytete të ndryshme.

Nga ana tjetër opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK Altin Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunon dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimin.

E nisur nga kjo deklaratë, kam kërkuar këtë interpelancë. Cili është plani i qeverisë për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë? Keni nxjerrë urdhër mbi të cilin punonjës policie që përdorin Sky Ecc duhet të vetëdeklarohen, sa punonjës policie kanë bërë dhe sa e kanë përdorur? A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky?”, tha Salianji.

Gjithashtu, Salianji përmendi edhe deklaratën e drejtori të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili u shpreh se goditja me gozhdë e vartësit të ministres Delina Ibrahimaj nga bashkëshorti i kësaj të fundit nuk u raportua për media pas nuk ishte sensitive.

“Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet në emër të ministres. Si titullar i kësaj ministre duhet të distancoheni nga deklarata drejtorit të Policisë së Tiranë, Tonin Vocaj, i cili e tha se nuk ishte me ngjarja pa sensivitet të lartë dhe për shkak se nuk kishte sensitivitet nuk ishte raportuar, mqs nuk kishte ndjeshmëri si ngjarje as nuk ishte kapur personi që bëri krimin dhe nuk është kapur as sot.

Duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave, nuk ka asnjë lloj reagimi e mase”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura