A janë takuar sot Edi Rama me Lulzim Bashën? Reagon Partia Demokratike: Ja si qëndron e vërteta

May 5, 2021 | 16:17
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar disa aludime të mediave, që folën për një takim të mbajtur sot në Rinas mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

BAsha Varhayli

PD thotë se nuk ka pasur asnjë takim Basha-Rama, dhe kjo është një gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.

Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia blu.

Kreu i qeverisë Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se dora e mazhorancës do vazhdojë të mbetet e shtrirë për opozitën, duke u shprehur se është gati për bashkëpunim pa kushte me PD-në.

Sjellim në vëmendje që gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit Basha ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me PS-në. Gjatë takimit të mbajtur sot me Komisionerin e BE, kryedemokrati ngriti shqetësimin për manipulimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i selisë blu e njohu Komisionerin me pretendimet e tij për përdorim të personave me precedentë penalë, administratës, nxjerrjen e të dhënave personale të shtetasve nga PS, si dhe përdorimin e parave të buxhetit të shtetit dhe legalizimeve në zgjedhje.

LEXO EDHE: Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Nga kërkesa për protesta te 9 paditë në SPAK, Basha: Në shtator hyjmë në Parlament! Marku: Të ngrihemi në protesta! Ndryshe të shkojmë të pimë raki me…

 

basha01

pd9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura