A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti LDK-së?

Apr 13, 2018 | 23:50
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu është i ftuar në emisionin Speciale me Berat Buzhalën në T7.

Pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti u ftua nga deputeti i LDK’së Driton Selmanaj që t’i bashkohet partisë që udhëheq Isa Mustafa.

Kjo nuk u mirëprit mirë në partinë e Selmanajt.

shpendi1-1024x682

Kështu thotë edhe nënkryetari, Agim Veliu.

Ai tregon arsyet pse kryetari i Prishtinës, nuk mund t’i bashkohet partisë që themeloi Ibrahim Rugova.

“Për ata sikur Shpendi paraprakisht duhet të sqarohen me vetveten edhe me opinionin para se të shkojnë në një subjekt tjetër politik konkretisht në Lidhjen Demokratike duke pasur parasysh edhe veprimet edhe qëndrimet e Shpendit edhe në lidhje me LDK’në në përgjithësi edhe me liderin, kryetarin e LDK’së Mustafa”, tha Veliu.

“Unë e kam tërheq vërejtjen se duhet të kemi kujdes kur bëhen ftesa të tilla sepse megjithatë disa gjëra janë përveç interesit që me ardhur dikush në subjekt janë edhe çështje që duhet të bëhen analiza edhe pak më thellë’, theksoi ai.

Përveç tjerash, Veliu nuk mendon se puna e Ahmetit në Prishtinë, është në të mirë të qytetarëve.

“Nuk e ka bë ndonjë punë që mund të lëvdohet”, tha Veliu./Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura