A do të ketë tjetër tërmet? Flet specialisti: Pasgoditjet vijojnë disa ditë, por…

Jul 4, 2018 | 23:29
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që ende nuk është shuar frika për atë që sapo kaluam, pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Tiranën dhe disa qytete në vend, pyetja e parë që zor se gjen një përgjigje siguruese, është “A do të jetë një tjetër tërmet në vend?”.

Sizmologu Rrapo Ormeni
Sizmologu Rrapo Ormeni

Përgjigjen për këtë e jep profesor Rrapo Ormeni, Sizmolog prane departamentit te Sizmologjise ne IGJEUM.

Në një lidhje telefonike për “News 24” ai thotë se: “Kjo është një gjë që nuk mund të gjykohet por pasgoditjet e vogla të kësaj goditje kryesore vazhdojnë për disa ditë, por janë pa efekte, janë vetëm çlirim i energjisë deri sa të vendoset ekuilibri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura