A do të ketë bashkëqeverisje me Ramën dhe pakt PD-PS? Ja si përgjigjet Basha

Aug 31, 2018 | 12:41
SHPËRNDAJE

Nuk do të ketë asnjë pakt tjetër Basha-Rama. Kështu është përgjigjur sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas lajmin se është mbërritur tashmë një pakt për reformën zgjedhore mes dy partive të mëdha.

basha

“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, që bëhet se do të ketë tjetër politik Rama-Basha nuk do të ketë tjetër pakt nuk do të ketë bshkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe PD është ti japim fund një qeveri të lidhur me krimin se pa i dhënë zgjidhje politike problemit gjithçka që ka ndodhur këto kohë do të ndodhë edhe më keq muajt e vitet e ardhshme dhe vendi nuk e mban dot më”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura