“A do të jesh gruaja ime përjetësisht?”- Pasi zbuluan se do të bëheshin prindër, Bardhi ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë Sara Gjordenit

Apr 20, 2024 | 7:54
SHPËRNDAJE

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, e cila nisi pak muaj më parë në shtëpinë e BBV.

sara bardhu

Pas zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të parë, Bardhi është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë modeles.

“Nuk kam dashur të jesh vetëm nëna e fëmijëve të mi, por edhe gjyshja e disa nipërve e mbesave, si edhe gruaja ime përjetësisht. Do të martohesh me mua?”, iu drejtua Bardhi dhe më pas iu ul në gjunjë, teksa ishin të ftuar në “Cherry On Top”.

sara bardhi

Ndërsa Sara e emocionuar iu përgjigj: “Po, po! Po dridhem e gjitha. O zot do të më bjerë të fikët”.

Më pas Bardhi ngrihet në këmbë dhe shkëmben puthje në skenë me ish-Miss-in.

sara bardhi1

Çifti zbuluan dy ditë më parë në një postim në rrjetet sociale se së shpejti do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre.

“Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! 👶🏼”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark.

Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve tmi. 👶”

sara bardhi2

Në një postim në InstaStory, ish-Missi ka zbuluar se është vetëm 4 javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh.

Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.

Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.

“Vetem 4 jave qe drita jone eshte mes nesh por gezimi ishte aq i madh sa te dy donim ta ndanim me dashamiresit tane sa me shpejt, e te gezonim ato zemra qe aq fort besuan tek ne e na mbeshteten ne cdo hap. Urojme te kuptoni terheqjen tone sado te paket nga rrjetet dhe emisionet keto kohe. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe per ne eshte edhe arsyeja perse nuk do te kemi nje rikthim ne Big Brother

Mendojme se kemi fituar SHUME me teper edhe se fituesi real i ketij edicioni. Ajo shtepi na forcoi lidhjen e njeri tjetrit prej se ciles sot po krijohet nje fryme tjeter Pjesa tjeter urojme te respektojne kete moment i cili per ne, ne fund te dites mbetet nje tjeter emocion i madh per tu procesuar mes nje vorbulle emocionesh te tjera”, shkruan Sara Gjordeni.

sara gjordeni bardhi

sara bardhi3 sara bardhi4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura