A do të hyjë PD në zgjedhje? Basha flet për herë të parë: Do t’i fitojmë, t’i japim fund grushtit të shtetit

Sep 24, 2018 | 23:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PD për herë të parë ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale dhe nëse do të marrë pjesë apo jo.

Basha përball Eni Vasilit në “Open”, u shpreh se do të hyjë në zgjedhe tregoi bindje se do të fitonte.

votimete

A do të hyjë PD në zgjedhje?

Do hyjë në zgjedhje dhe do të fitojë zgjedhjet lokale. Detyra jonë është që  t’i japë fund grushtit të shtetit që qeverisë sot.

***

“Po i kërcënoj hapur”, Basha: Kush i vë minat Teatrit, do t’i vihen në shtëpinë e tij

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Gjatë bisedës Basha foli dhe për Teatrin, duke kërcënuar, pasi tha se ata që do t’i vënë minat Teatrit, minat t’i vihen në pronat e tij.

bashaaaa

Pjesë nga biseda

Unë jam këtu për t’i bërë në shërbim të popullit, është problem kapja e ekonomisë nga njerëz të qeverisë. Nëse është e vërtetë dhe sipas asaj që shihet është e vërtetë, kjo po që i intereson shqiptarëve. Nuk më intereson emri, por kush i ka marrë parat e shqiptarëve.

***

Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre.

Ju po i kërcënoni këta njerëz?

Po sigurisht që i kërcënojë dhe hapur.

Po flisni për një revolucion?

Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vij përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua.

Ligji kaloi dhe ju ishit në Vlorë?

Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri. Teatri është vija e kuqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura