A do e pranonte një post nga Rama? Majlinda Bregu i jep fund dilemave

Oct 7, 2017 | 16:16
SHPËRNDAJE

Demokratja Majlinda Bregu i ka dhene nje pergjigje te prere zerave dhe pyetjeve qe qarkullojne prej kohesh ne media, se a do te pranonte nje post te rendesishem nga kryeministri Rama.

Bregu_Rama

Gjatë një interviste në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Bregu ka folur qartë dhe prerë. Nëse Rama ju ofron një pozicion, si për shembull ai i kryenegociatores, a do ta pranonit?

Bregu është përgjigjur “jo” pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre, etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, u përgjigj qartë ish-deputetja e Partisë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura