“700 mijë shqiptarë të larguar”/ Deputeti i PD reagon pas publikimit të shifrave nga Eurostat: Vendi po boshatiset, qeveria nuk ka asnjë strategji

Oct 18, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka reaguar pas publikimit të shifrave të Eurostat, ku thuhet se 700 mijë shqiptarë janë larguar me leje qendrimi në një nga vendet e BE-se që nga viti 2008.

arbiagalliu

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti shkruan se Shqipëria po boshatiset dhe se qeveria nuk ka asnjë strategji për të ndaluar emigrimin.

Sipas Agalliut kjo shifër është edhe më e madhe nëse i shtojmë azilkërkuesit apo edhe personat që janë pa leje qëndrimi.

“Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej”, shkruan Agalliu.

Reagimi i deputetit të PD

Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.

Po të shtojmë ata që janë pa leje qëndrimi, ata që janë azil kërkues, ata që kanë emigruar përtej BE, kjo shifër është edhe më e madhe.

Shqipëria po boshatiset. Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë.

Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej.

Këto e shumë probleme të tjera shtynë këdo të largohet nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura