70-vjetori i pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve/ Presidenti Meta me mesazhin e fortë: Kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen

Feb 26, 2021 | 9:53
SHPËRNDAJE

Ilir Meta-konferenca gazetaret-ligji-Aeroporti i Rinasit (2)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh të fortë në 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, me akuzën e hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

“Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq”, shkruan Meta në postimin e tij.

Sipas kreut të shtetit, “kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate”,është “simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen”.

Kreu i shtetit thekson ndër të tjera se 25 prilli “do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës”, pasi sipas tij, “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. ??”, e mbyll postimin e tij Meta.

154058690_3798800200166225_8368011536438327534_o 154152345_3798800326832879_4905705586193098228_o 154135385_3798800410166204_220053102136684154_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura