“70 % e sherebelës së importuar në SHBA vjen nga Shqipëria”- Kim takon ministren e re të Bujqësisë: Do nxjerrim në pah produktet shqiptare

Oct 18, 2021 | 15:40
SHPËRNDAJE

Frida Krifca- Yuri KimAmbasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar sot me ministren e re të Bujqësisë, Frida Krifca.

Gjatë takimit, Kim ka publikuar fotot dhe njoftimin e vizitës, teksa ka bërë të ditur se ka rënë dakord me ministren Krifca për të shqyrtuar mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve si dhe për të nxjerr në pah produktet bujqësore shqiptare.

Frida Krifca- Yuri Kim11

Kim thekson se 70% e sherebelës që importohen në Amerikë, ato vijnë nga Shqipëria.

“U takova me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në këtë sektor të rëndësishëm. Ramë dakord që të shqyrtojmë mundësitë për rritur tregtinë & investimet (e dini se 70% e sherebelës së importuar në Shtetet e Bashkuara vjen nga Shqipëria?), të nxjerrim në pah produktet bujqësore shqiptare dhe të mbështesim turizmin në zonat rurale”’, thekson Kim.

Frida Krifca- Yuri Kim1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura