6 vite burg shqiptarit në Britani, u kap duke shkëmbyer 3.5 kg kokainë me rumunin

Aug 27, 2015 | 15:59
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar në Britani është dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Një tjetër shtetas rumun gjithashtu u dënua me 6 vjet burg me të njëjtën akuzë.

Degraded705x255Dy burrat u kapën duke bërë shkëmbimin e një sasie prej tre kg kokaine jashtë një pub-i pranë Slough.

Shqiptari i dënuar është Roland Kolimja (në foto djathtas) dhe rumuni, shofer i një kamioni, është Ion Chiru (në foto majtas).

Chiru, 40-vjeç, kishte mbërritur në Britani të Madhe ditën e arrestimit përmes ‘Channel Tunnel”.

Të dy ishin nën vëzhgimin e oficerëve nga Agjencia Kombëtare e Krimit, të cilët ndërhynë për arresimin në momentin që burrat po shkëmbenin çantën me drogë.

Çanta me rreth tre kg kokainë do të kishte një vlerë rreth 600,000 £ nëse shitej në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura