6 filma për maniakët e ushqimeve që duhen parë

Nov 27, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Dje doli më i fundit, “Shije dhe sukses”, por nuk është sigurisht i pari që tregon për shefat e kuzhinës dhe ushqimet. Kemi përzgjedhur 6 si më përfaqësuesit, bashkë me më të riun, ku filmi duket si një mundësi udhëtimi ose dashurie.

Shije dhe sukses

shije hde sukses

Është aktual më shumë se cilido film tjetër. Të jep përshtypjen se skenaristi, Steven Knight, ka njohje direkte me ndonjë shef, seks, drogë dhe rok’n’roll. Premiera botërore është më 26 nëntor dhe tregon historinë e një shefi kuzhine të luajtur nga Bradly Cooper, që, pasi është ‘djegur’ nga jeta prej ylli të rock-ut, me abuzime e varësi, përpiqet të ringrihet duke hapur një restorant në Londër, në fakt, më të mirin e hapur ndonjëherë. Sigurisht, e gjithë kjo është fare e thjeshtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u realizuar. Konsulencat për skenat e gatimit janë bërë me shefin njujorkez, Mario Batali. Partnerja e Cooper në film është fituesja e Oskarit, Emma Thompson, por jo vetëm ajo. Emra të tjerë të pëlqyer si Uma Thurman e Sienna Miller do të shihen nëpër tigan. Presim me padurim edhe pak ditë.

Historia e ushqimit të ngadaltë

ushqimi i ngadalte

Është një film dokumentar i vitit 2013; një revolucion gastronomik që zgjat 25 vite. Ideja ka qenë e hershme dhe ka dashur disa kohë të mbërrijë deri këtu ku jemi sot, ku ushqimi i ngadaltë është kthyer tashmë në stil jetese. Kërkon padyshim vëmendje dhe cilësi për të qenë në lartësinë e duhur, por me gjithë ç’po hamë, bëhet i domosdoshëm. Në 70 minuta dëshmi, imazhe e kontribute, vjen seria… Kush shkon ngadalë, shkon larg.

Kuzhinierja e Presidentit

kuzhinierja e presidentit

Të dashuruarit me Francën janë doemos edhe me ushqimin, prandaj nuk duhet kurrsesi të humbasin filmin e 2012, frymëzuar nga Daniele Mazet Delpeuch, që ishte kuzhinierja personale e François Mitterand, prej vitit 1988 deri në 1990. Atyre viteve, pavarësisht xhelozisë mes shefave që punonin në kuzhinat e Elizesë, vërtetë- sia e kuzhinës së Hortense Laborie (kështu quhet në film protagonistja) e joshi Presidentin në një kohë shumë të shkurtër me receta e mënyra që vinin nga e gjithë bota. Një udhëtim i vërtetë, me një prekje gjithmonë franceze.

Djemtë Barolo

Barolo_Boys_film_poster

Dokumentari i 2014 ka në sfond historinë e një grupi miqsh “djem rebelë”, që bënë të famshme verën e njohur italiane “Barolo”, duke ndryshuar kështu në mënyrë përfundimtare, përmes intuitës gjeniale, botën e enotekës. Me pjesëmarrjen e Carlo Petrini-t, themelues dhe president i ushqimit të ngadaltë (slow food).

Julie & Julia

julia e julie

Film kult për një blogere ushqimi apo aspirante për të qenë e tillë: me Meryl Streep dhe Amy Adams, filmi është i vitit 2009. Është historia e vërtetë e Julie Powell dhe Julia Child, e cila me t’u transferuar në Paris në vitet ’50, për të shoqëruar bashkëshortin diplomat, u hyn mësimeve të kuzhinës franceze, në shkollën “Cordon Bleu”. Pas mësimeve të para, nis të shkruajë një libër që u drejtohet amerikanëve rreth kuzhinës franceze; publikimi i tij u kthye në Biblën e çdo banori në SHBA dhe e bëri Child të pavdekshme.

Shef-receta perfekte

shefat receta perfekte

Për ata që duan ushqimin e rrugës, Carl Casper është një shef i famshëm në një restorant prestigjioz të Los Angelos, por këto nuk mjaftojnë për t’i “mbyllur” gojën. Konfliktet në restorant e bëjnë të braktisë gjithçka e të mendojë seriozisht të ndryshojë stilin e jetës. Kështu, vendos bashkë me mikun e tij të ngushtë, t’i dedikohet ushqimit të rrugës të tipit kuban. Nis kështu një rizbulim i vetes, një udhëtim përmes të cilit protagonisti rizbulon pasionin për kuzhinës, gëzimin e jetës dhe dashurinë.

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura