“50 mln eurot për COVID-19 janë grante, jo kredi” – ambasadori Soreca sqaron: Paratë që janë dhënë për rindërtimin nuk do të preken, po ndjekim nga afër …

Mar 26, 2020 | 16:56
SHPËRNDAJE

Nuk janë kredi, por është grant që i jepet Shqipërisë”, Këhtu ka deklaruar ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca teksa i ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve të gazetarëve.

ambasadori i BE, Soreca

Gjithashtu Soreca ka sqaruar se 50 milion euro që janë dhënë nga BE për koronavirusin në Shqipëri nuk do të ndikojnë fare tek miliona eurot që u dhanë vendet anëtare për proicesin e rindërtimit.

Gjithashtu Soreca theksoi se për të qenë sa më transparentë me procesin e rindërtimit, ata, pra BE po shikon nga afër se si përdoren këto fonde.

“Nuk do të ndikojë për faktin që vetë vendet e BE-së po kalojnë të njëjtën situatë. Të gjitha miliona eurot që janë premtuar në formë granti do të jepen ashtu siç janë premtuar.

50 milionëshi është tjetër dhe ato që u premtuan në konferencë janë tjetër.

Ne jemi pjesë e Komisionit Shetëror për Rindërtimin, por kemi qasje të plotë në dokumentacione, që tregojnë si do zbatohen këto fonde dhe do ta ndjekim këtë çështje edhe në muajt në vijim”, u shpreh Soreca.

Më tej ambasadori i BE-së tregoi edhe se si e bën punën tashmë pas shpërthimit të koronavirusit.

Soreca thekson se ai punon nga zyra bahskë me një pjesë të stafit më thelbësor, ndërsa pjesa tjetër e stafit punon nga shtëpia.

Personeli nuk vjen në zyrë. Kemi vetëm personelin më thelbësor, të tjerët punojnë nga shtëpia.

Ne po jetojmë në këtë kohë krize si të gjithë shqiptarët e tjerë duke marrë parasysh të gjitha përgjegjësitë që kemi”, deklaroi Soreca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura