5 milionë euro për fuqizimin e spitalit të Traumës

Jan 15, 2016 | 10:20
SHPËRNDAJE

Gjatë një konference për financimin spitalor, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se për momentin janë dy programe të mëdha me një vlerë të përgjithshme prej 10 milionë euro.

beqaj“Kemi dy programe të mëdha, 5 milionë euro për fuqëizimin e poliklinikave në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, dhe 5 milionë euro të tjera fuqizimin e Qendrës Kombëtarëe të Traumës”, tha Beqaj.

Ministri u shpreh se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor do të jetë paguesi i vetëm, duke bërë të ditur se qeveria shqiptare i referohet modelit amerikan “single pairy”.

“Synojmë të kalojmë nga pagesa e shërbimeve sipas kostove dhe më pas në vendosjen e DRG-ve. Në jemi të angazhuar për të kaluar te kjo mënyrë financimi e spitaleve. Do ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm. Modeli është single pairy”, vijoi Beqaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura