5 lëvizje për ta çmendur partnerin, s’kanë lidhje me seksin (video)

Aug 12, 2017 | 21:24
SHPËRNDAJE

Le të harrojmë për një moment seksin (ose më mire do ta prekim shumë pak) dhe të përqëndrohemi në jetën e përditshme.

joshje

A e dini se pavarësisht nga të qenit gjithmonë e vëmendshme për kujdesin ndaj vetes, ka këshilla të vogla për të mos të ulur nivelin e joshjes në çift?

1) Jini e thjeshtë

Shpesh takat e holla dhe ta larta me fustane super seksi nuk janë ide e mirë, në fakt, të japin idenë e të qënit një grua “e lehtë”. Taka të kombinuara me xhinse të ngushta dhe T-shirt të ngushtë, do t’ju bëjnë ta çmendni atë dhe të ndiheni rehat.

2) Përdorni gjuhën

Jo, nuk po flasim për puthjen franceze, por ta përdorni si një armë joshje. Kur ta puthni, përqëndrohuni tek veshët dhe përpiquni të luani me gjuhën. Kalo nga veshi në drejtim të shpatullave. Do ta shihni që do të drithërohet!

3) Jepi siguri

Jashtë dhe brenda shtratit lejojeni të mendoje se ai drejton gjithçka. Një mashkull ka nevojë të dijë se është një “spirancë” për ty. Që ju të ndiheni rehat me të, përqafimi i tij është foleja ku doni të jeni. Tregojani atij.

4) Pastrim “i nxehtë”

Qëndro siç je, ose më mirë me atë që ke. Reçipeta (në qoftë se ju i vishni ato) dhe mbathje. Merrni fshesën me korrent dhe bëni pastrimin e shtëpisë. Ai do të çmendet nga kjo.

5) Ushqimi, jo vetëm në tryezë

A keni provuar ndonjëherë për të hedhur kripë në gjoksin e tij, e pasi ta shijoni të pini tekila? Po ta provoni nuk do të jetoni më pa të. Dhe as ai…pa ju!

Burimi: Femrat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura