Jun 20, 2015 | 16:23
SHPËRNDAJE

Një tjetër incident me prapavijë politike është shënuar ditën e sotme. Vëllai dhe i biri i kryetarit të PDIU-së në Delvinë  janë dhunuar dhe goditur me mjete të forta nga nipi i kandidatit të djathtë për Bashkinë e Delvinës.

Automjeti i të dhunuarit

Sipas policisë, të dëmtuarit janë I. Mehmeti, djali i kreut të PDIU-së dhe  54-vjeçari Ledio Mehmeti, vëllai i kryetarit.  Ndërsa autori është identifikuar si Kreshnik Alinani, 37 vjeç.

Mësohet se autori është djali i vëllait të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Delvinës, Dhurim Alinani. Ai ka goditur me mjete të forta edhe automjetin me të cilin udhëtonin dy të lënduarit.

Policia ka shoqëruar autorin e sulmin, ndërsa paraprakisht mendohet se sulmi ka ardhur për shkak të mbështetjes që kreu i PDIU-së i ka dhënë koalicionit të majtë në Delvinë. 

Gjitashtu, Policia njoftoi zyrtarisht se ka nisur procedimin penal ndaj Alinanit për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura