25 të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi

Sep 12, 2018 | 9:42
SHPËRNDAJE

Në Serbi 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor.

Në një deklaratë me shkrim nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Milan Jovanoviç Batut” thuhet se deri më 4 shtator 2018 në gjithë shtetin 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor.

thumbs_b_c_09fc01dd303d5391f94a9fb17a69f18a

Epidemia ka prekur njerëz nga qytete të ndryshme dhe se virusi i Nilit Perëndimor është hasur në 262 persona në gjithë Serbinë, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) si Greqia, Italia, Hungaria dhe Rumania janë regjistruar gjithsej 798 raste të virusit të Nilit Perëndimor. Ndërkaq bëhet e ditur se në Greqi nga ky virus kanë humbur jetën 18 persona, në Itali 13 kurse në Rumani 12, raporton  Anadolu Agency (AA).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura