21 Janari/ Kërcënohet Renato Myrtaj: Provat, funeral për familjen tënde

Apr 30, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Djali i një prej viktimave të 21 Janarit, Faik Myrtajt, ka marrë kërcënime me jetë nga persona të paidentifikuar.

Renato MyrtajRenato Myrtaj, deklaroi para pak ditësh se ka prova që do të tronditin drejtësinë shqiptare për 21 Janarin dhe se do t’i publikonte së shpejti.

Mirëpo, ditën e sotme ai pretendon se është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar. Myrtaj thotë se ka marrë një letër kërcënuese, shoqëruar me një kurorë me lule.

Sipas tij, letra thotë se “provat që ai ka për 21 Janarin do të jenë funeral i familjes së tij”. Renato Myrtaj deklaron se provat që ai ka do t’i publikojë pas disa ditësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura