“’21 janari’ dalldi psikike”- Spartak Ngjela: Të gjitha këto çështje do t’i rihapë SPAK, presim drejtësi

Jan 21, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela tha se “21 Janari” i 2011 ishte një krim, që sipas tij, do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, në mënyrë drastike, ashtu si dhe aktet e tjera korruptive apo krimet shtetërore.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Ngjela u shpreh se “21 Janari” ishte një dalldi psikike i disa pushtetarëve, që nuk njohin as shtetin.

soartak-ngjela-770x435

“9 vjet pas lufte nuk kujtohet as lufta, por krimi është krim. Ajo ishte një dalldi psikike e disa pushtetarëve, që nuk njohin as shtetin. Cili do ishte ai kryeministër në botë, që do ta ndante koalicionin me Metën, pas videos së Metës? Asnjë! Ku gaboi Saliu, që vrau katër vetë? Se nuk prishi koalicionin me Metën.

Pse nuk e lëshoi zv.ministrin që u kap me presh në duar? Sepse ai nuk kishte votat për të mbajtur pushtetin. Nuk është çështje e thjeshtë kjo, do ta zgjidhë Reforma në Drejtësi. Të gjitha këto çështje do t’i rihapë SPAK. Ne do presim. Tani dimë që SPAK-un e kanë krijuar ndërkombëtarët, presim drejtësi, pa ata nuk bëjmë dot gjë. Ju lutem, pushteti merret me vota, por me vota në zgjedhje të lira. Çdo vend që nuk ka vendosur drejtësinë nuk mund të flasë për demokracinë në funksion të zgjedhjeve, sepse ka korrupsion, me korrupsion merren para dhe me para merren zgjedhjet.

Do fillojë hetimi në mënyrë drastike kundër kësaj çështjeje, tani SPAK është drejt fundit, po presim të krijohet Struktura e Akuzës dhe Hetimit dhe pastaj do ngrihet dhe Gjykata e Posaçme, që ky krim është objekt i këtij sistemi, kjo nuk diskutohet. Çdo akt korruptiv apo krim shtetëror, që është hetuar, do rihetohet. Nëse SPAK nuk e bën këtë, nuk është në interes të shqiptarëve, dështon politika amerikane, që është e pamundur”, tha Ngjela/ BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura